Ethet e arit ne Drisht

30/03/2009 23:35

Tete kilometra larg Shkodres shtrihet qyteti antik i Drishtit, i cili ka qene perhere ne mes lufterash te pergjakshme, duke pare pushtues te ndryshem, venedikas, serbe e turq.

Dikur ne mesjete nje qyteze qe me shkelqimin e arritur mundi te shkeputej edhe nga varesia e Shkodres.

Sot nje fshat qe nuk ruan asgje nga shkelqimi i atyre diteve e ku banoret e pakte jane perfshire nga ethet e arit per te harruar varferine dhe skamjen, nisur nga legjenda se turqit kane fshehur nje thesar ne kembet e kalase.

“Vetem kete shprese kemi. Koha mund ta kete fshehur”, thote nje nga banoret e fshatit, Abdyl Buhaj.

Ai tregon disa monedha qe jane perdorur ne periudhen e Sulltan Rreshatit, ne shekullin e shkuar.

“Keto jane pare me shkrime arabe. Turku qe pushtoi kete vend la familje oficerash, te tilla jemi edhe ne. Tregti s’ka, jetojme me veshtiresi me bujqesi”, thote ai.

Fshataret kane hapur shume gropa duke shpresuar se do te gjejne arin.

“I kane futur leket ne galeri sekrete, jo ne vende te njohura. Kur eshte izoluar kasaforta eshte izoluar me dyll”, thote 72 vjecari.

“Ketu ka ndenjur edhe Edit Durham, pasi gjeti nje strehim dhe mikpritje”, shtoi ai.

Top Channel