Berisha: Shqiperia, larg reve te krizes

30/03/2009 20:00

Ardhja e kompanise se prodhimit te cimentos “Kolacem”, eshte sipas kryeministrit Berisha, nje prove se Shqiperia po ndryshon.

Firma italiane, prej vitesh nje nga furnizuesit kryesore te Shqiperise me cimento, po investon ne Balldren te Lezhes 200 milione euro, kesaj here per ndertimin e nje fabrike cimentoje.

Prodhimi ne vend i cimentos prej kompanise “Kolacem”, eshte sipas kryeministrit, jo vetem deshmi e nje marredhenieje intensive me Italine mike, por edhe e perpjekjeve te jashtezakonshme qe qeveria ka bere per krijimin e klimes sa me te favorshme per biznesin.

“Ky eshte nje rezultat i politikave te drejta ekonomike qe ka ndjekur kjo qeveri, gje e cila ka bere qe ne qiellin tone te kete re me shi ose me bore, por te mos kete re te stuhise ekonomike evropiane dhe boterore. Investimi i kompanise “Kolacem” prej 200 milione euro ne komunen e Balldrenit eshte nje antidod i shkelqyer per t’i mbajtur larg ato re nga Shqiperia”, ka deklaruar Berisha.

Duke e lidhur kete ngjarje me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, kryeministri tha se ky moment do te rrise ne menyre te papare besimin e kombeve te qyteteruara tek Shqiperia dhe shqiptaret. Ne ceremoni ishte i pranishem edhe ambasadori italian ne Tirane, Saba d’Elia.

Top Channel