Te majtet e vegjel hidhen ne sulm

28/03/2009 17:25

Kur anetaresimi i Shqiperise me te drejta te plota te NATO ka filluar numerimin mbrapsht, Skender Gjinushi ve re nje mosperputhje, sipas tij, midis te merituarit per te qene anetare dhe verejtjeve nderkombetare qe vazhdojne te vijne per Shqiperine.

“Shqiperia meriton te integrohet. Sic po anetaresohet ne NATO, duhet te anetaresohet edhe ne BE. Por qeveria ka bere qe anetaresimi te mos behet me reforma te thella, cka sjell kushte te rrepta per Shqiperine”, thekson Gjinushi.

Kete deklarate kryetari i Partise Social-Demokrate e beri nga Fieri, ku ndodhej per nje aktivitet lokal. Partite e vogla, aleate te socialisteve, po aktivizohen ethshem. Ato besojne se ndryshimi me 28 qershor eshte i mundshem. Por shifrat e tyre te ulta ne sondazhe vene ne dyshim, sipas analisteve, vleren reale qe ata do te kene per socialistet. Sidomos, pas ktheses se fundit te LSI. Por Gjinushi e akuzon LSI-ne per pabesi. “Edhe ne zgjedhjet lokale hyme bashke por me pas ne keshillat e qarqeve LSI punoi qe te kalonin ne favorin e PD-se”, vijoi Gjinushi.

Paskal Milo nga ana e tij replikon me kryeministrin dhe thote se rikthimi i se majtes ne pushtet, nuk eshte kthim mbrapa. “Qendrimi ne pushtet i Berishes eshte fatekeqesi per shqiptaret. Prandj ne 28 qershor duhet t’i themi Berishes se punen e opozites e ben me mire se punen  e qeverise”, deklaroi Milo.

Ne kete vazhde, partia me e re, Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet, e rreshton edhe ajo veten ne kampin e majte dhe flet per bashkim. “Vetem bashkimi i te gjithe te majteve do garantonte fitoren ne 28 qershor 2009”, tha kreu i kesaj partie, Gaqo Apostoli.

Top Channel