Gjestikulacioni mund te ndihmoje te kuptosh me mire ate cka thuhet.

Ne kete rezultat ka arritur ekipi shkencor i Cornell University ne New York, drejtuar nga neuroshkencetari Jeremy Skipper.

Kerkuesit moren ne vezhgim 12 te rritur, duke i lene ata te degjonin nje fabul te Ezopit, lexuar nga nje grua dhe duke pare nepermjet rezonances manjetike aktivitetin e trurit te tyre gjate interpretimit.

Testi u krye ne kater situata te ndryshme, ne njeren prej tyre pjesemarresit vetem mund te degjonin zerin e gruas, ndersa ne tre te tjerat ata mund te shihnin edhe pamjen dhe gjestikulacionin e leximtares.

Shkencetaret pane se si tregimi me gjeste dhe mimike shkaktoi nje rritje te ndjeshmerise se aktivitetit cerebral, si ne zonat qe kontrollojne planifikimin dhe ekzekutimin e veprimeve, ashtu edhe ne ato me baze te kuptueshmerise gjuhesore.

Top Channel