Shqiperia “favorizohet” ne bastet nderkombetare

28/03/2009 15:35

Bastexhinjte nderkombetare e shohin kombetaren shqiptare favorite te sfides se sotme kunder Hungarise.

Statistikat e ketyre eleminatoreve ku Shqiperia nuk ka pesuar ende humbje ne Tirane ka bere qe nje pjese e mire e ketyre kompanive te ulin koeficentin per perfaqesuesen tone. “Bet 24” vendos per Shqiperine koeficientin 2.48 ndersa per Hungarine 2.80.

Edhe “Bwin” i jep me shume shanse fitoreje ekipit tone duke e kuotuar ate me 2.50 nderkohe qe per kundershtarin vendos koeficentin 2.55. Kompania angleze, “William Hill” eshte e vetmja qe mendon ndryshe ku ne baze te koeficienteve mendon se Hungaria ka me shume shanse per te fituar.

Koeficenti i suksesit kuqezi eshte 2.62 ndersa ai i hungarezeve eshte 2.3. Ne 4 perballje direkte, Shqiperia nuk ka fituar asnje ndeshje, duke humbur 3 e barzuar 1.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta