SHBA, cahet diga, evakuohen banoret

28/03/2009 09:10

Mijera njerez jane urdheruar te largohen nga shtepite e tyre, pas carjes se nje dige ne Fargo, ne Dakoten e Veriut ne SHBA.

Ujerat e lumit te Kuq kane arritur nivelin me te larte ne 112 vjet, 12,2 metra. Zyrtaret kane kerkuar edhe evakuimin e banoreve ne zonen fqinje Moorhead. Rreth 800 roje te tjera po dergohen per te monitoruar digat, se bashku me 900 te tjere. Disa prej digave jane te larta sa nje ndertese katerkateshe.

Sipas eksperteve, niveli i ujit eshte shkaktuar nga dimri shume i ftohte i pazakonte, shkrirja e menjehershme e debores dhe shirat e rrembyeshem. Sinoptikanet parashikojne reshje te tjera, qe mund te perkeqesojne situaten dhe te shkaktojne permbytje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta