Mbi 8 mijë tifozë sot në “Qemal Stafaâ€
28/03/2009 09:30
Intensiteti i madh i kërkesave për bileta për ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Hungarisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010, kanë njohur një rënie në ditët e fundit.
Sipas informacioneve të marra dje, në shkallët e stadiumit pritet të ulen të paktën 8 mijë tifozë. Ky është numri i përllogaritur i biletave të shitura deri tani.
Gjithsesi, nuk është e thënë që ky numër të mos shtohet sot, kur mendojmë se një pjesë e mbështetësve të Kombëtares sonë preferojnë ta blejnë biletën pak para fillimit të ndeshjes.
Po ashtu është e sigurt tashmë që në tribuna do të jenë të akomoduar edhe të paktën 400 tifozë hungarezë.
Top Channel