Ja prova se fantazmat ekzistojne

28/03/2009 13:25

Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale…nje fantazme!

Fotoja e nje burri? me veshje te shkurter, i shfaqur me magji prapa hekurave te nje dritareje ne nje keshtjelle te Skocise, eshte cilesuar si me e mira.

E shkrepur ne maj te vitit te kaluar ne Tantallon Castle, prane Edimburgut, fotoja eshte nje “fakt” per ekzistencen e fantazmave.

Konkursi online u organizua nga profesor Richard Wiseman i Universitetit te Hertfordshire ne kuader te Festivalit Nderkombetar te Shkences ne Edimburg.

Foto me fantazma erdhen nga te kater anet e botes, por 250 mije persona votuan foton me fantazmen ne keshtjellen e Skocise, si me te besueshmen.

“Shume foto ishin pavlere, sepse manipulimi njerezor ishte shume i dukshem, por fakti se shume foto mberriten ne adresen tone, tregon se sa nevoje kane njerezit te besojne ne ekzistencen e fantazmave dhe ketu nuk ben dallim kultura apo kombesia”, shpjegon profesor Wiseman per “Times”.

Megjithate tre specialiste te ndryshem te photoshop-it konfirmuan se ne foto nuk ka asnje nderhyrje nga dora e njeriut. Pra fotoja eshte e vertete, rrjedhimisht edhe fantazmat ekzistojne?!

Autori i fotos thote se nuk ka kuptuar asgje ne momentin kur ka marre imazhin dhe se ka pare gjithcka vetem pasi ishte kthyer nga ekskursioni.

“E bera foton ne 3 te pasdites dhe nuk vura re asgje te vecante. Vetem kur u ktheva ne shtepi pashe prezencen e fantazmes”, tha autori.

Sipas eksperteve te fushes, burri? i fotografuar ne realitet eshte Giacomo V, mbreti skocez, i burgosur ne keshtjellen e Tantallon, ne vitet 1520, ne moshe fare te re, po asnje nuk di te shpjegoje perse kjo fantazme eshte kthyer perseri!

Cmimin e dyte e mori nje tjeter imazh, kur nga nje pasqyre e nje makine bosh, reflektohej fytyra e nje qenieje.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel