Itali, burg agjenteve, shfrytezuan prostitutat

28/03/2009 15:50

Kane perfituar nga uniforma per te detyruar disa prostituta shqiptare, te cilat me pas jane bere bashkepunetore te drejtesise, qe te kene marredhenie seksuale me ta.

Dy police italiane, jane denuar nga Seksioni i Dyte Penal i Gjykates se Apelit te Genoves me shtate vjet burgim dhe me pagimin e shpenzimeve gjyqesore, gjithsej 4.500 euro.

Rasti eshte zbuluar ne kuadrin e operacionit “Kanun” ne vitin 1997, kur me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit perfunduan ne pranga 60 shtetas shqiptare. Disa prej prostitutave qe bashkepunuan me policine rrefyen se dy policet kishin abuzuar me to ne mjediset e komisariatit dhe arriten t’i identifikojne edhe duke i pare pa uniforma.

Agjentet e policise ishin denuar nga gjykata e Shkalles se Pare me pese vjet burgim dhe ne pritje te apelit ishin pezulluar nga detyra.

Vendimi i Gjykates se Apelit, i lexuar ne nje atmosfere te tensionuar ne sallen e gjyqit per shkak te protestave te eshte me i rende per ta dhe perfshin edhe nje polic te trete, i cili akuzohet sa ka manipuluar dokumentat dhe eshte munduar te ndihmoje keshtu koleget.

Top Channel