
Fitorja ne Budapest dhe vendi i dyte ne grupin 1 i ka shtuar besimin trajnerit te Hungarise Erwin Koeman i cili kerkon fitoren edhe ne “Qemal Stafa”.
“Kam respekt per kombetaren shqiptare, pasi ka zhvilluar ndeshje mjaft te mire, por ne kemi ardhur ketu per fitore. Kemi mungesa per shkak te demtimeve dhe skualifikimeve me kartona, por kjo nuk na pengon te synojme tre piket. Mos te harrojme qe ne keto eleminatore ne jemi skuadra e vetme qe i kemi shenuar Shqiperise. Mendoj se do te jete ndeshje e rendesishme edhe per ecurine e metejshme te grupit. Persa i perket duelit holandez, Haan eshte miku im, por te shtunen jemi kundershtare”, eshte shprehur Koeman.
Perballe Shqiperise pritet te mungojne dyshja e repartit te mbrojtjes Bodnar – Juhash, nderkohe qe ende eshte ne dyshim aktivizimi i Balash Toth qe u demtuar te merkuren ne stervitje.
Top Channel