Holandezi Kuipers, “bilbili†i ndeshjes
28/03/2009 09:25
Sfida e sotme në Tiranë, ku Shqipëria luan me Hungarinë, i është besuar një gjyqtari holandez.
FIFA ka përcaktuar “bilbilin” Bjorn Kuipers, për të drejtuar duelin “portokalli” të stolit, ku Ari Han do të tentojë të mposhtë bashkëkombësin e tij, Ervin Kuman.
35-vjeçari është një prej gjyqtarëve më të mirë në Holandë, ku përveç arbitrimit në “Eredivisie” (Ligën elitare në Vendet e Ulëta) ka arbitruar edhe finalen e Kampionatit Evropian Under-17 në vitin 2006 dhe disa ndeshje të Kupës UEFA.
Kuipers, i cili mban stemën e FIFA-s prej dy vjetësh, do të asistohet në këtë ndeshje nga dy vijërojtësit Patrik Gerritsen e Uilko Lobert.
Top Channel