
Humbje e hidhur per shpresat e Shqiperise ne ndeshjen e pare te fushates eleminatore te evropianit U-21 te vitit 2011.
Perballja e zhvilluar ne “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit eshte mbyllur 0-1 me nje gol te shenuar ne minuten e 84-t me ane te nje 11 metershi nga McGuier. Edhe pse kombetarja kuqezi ka qene me bindese ne loje dhe raste, skocezet shfrytezuan nje nderhyrje te gabuar te portierit tone Mocka, duke e transformuar penalltine ne nje gol 3 pikesh.
Kjo ishte ndeshja e pare e fazes eleminatore per evropianin 2011 per Grupin 10. Takimi i radhes do luhet pas 4 ditesh ne qytetin e Falkirk kunder te njejteve kundershtare. Ne kete takim ra ne sy forma e mire e treguar nga mesfshori i krahut te djathte Jahmir Hyka, i cili rikthehet me shpresat pas aventures jo shume te suksesshme me kombetaren e drejtuar nga Arie Haan.
Euro 2011, shpresat pa fat, humbasin 0-1 ndaj Skocise
Top Channel