Ja kur do të hidhet shorti i Play-off-it të Botërorit, Shqipëria do të mësojë kundërshtarët dhe si do të funksionojë
Shqipëria dhe Hungaria tashmë janë duke ndezur motorët, ndërkohë që të dyja skuadrat pretendojnë të marrin më të mirën në këtë sfidë.
E gjithë java para kësaj ndeshjeje është karakterizuar nga një optimizëm i theksuar i kuqezinjve, në lidhje me këtë përballje, ku prej tyre kërkohet vetëm fitorja, si alternativa e vetme që ka kjo kombëtare, për të mos ta konsideruar të dështuar këtë edicion të eliminatoreve të Botërorit 2010.
Por edhe ndjenja e hakmarrjes së asaj humbjeje të hidhur 0-2 në Budapest më 11 tetor 2008 i karikon kuqezinjtë, të cilët i shikojnë tri pikët si fondamentale. Pjesë e këtij “kori” është edhe për Ervin Bulku. Mesfushori shqiptar i Krivbasit e vlerëson kundërshtarin për paraqitjen që ka bërë në këto eliminatore, ndaj e di mirë se nuk do të jetë i lehtë realizimi i objektivit. “Futbolli është i paparashikueshëm”, shton Bulku, i cili garanton se kuqezinjtë janë përgatitur për të dhënë maksimumin: “Do të mundohemi të bëjmë më të mirën në fushën e lojës. Gjithsesi, ne pretendojmë të arrijmë realizimin e synimit që i kemi vënë vetes”.
28-vjeçari, i cili në 3 marsin e kaluar festoi datëlindjen e tij, konfirmon edhe një herë se direktivat e trajnerit Ari Han për lojtarët janë për përqendrim total te ndeshja e sotme. Vetëm pas këtij 90-minutëshi do të mendohet për ndeshjen e të mërkurës ndaj Danimarkës në Kopenhagën.
“Ndërsa për ndeshjen e dytë them se është e vështirë, shprehet Bulku. Jam i mendimit t’i marrim me radhë. Të mendojmë ndeshjen e parë, pastaj të dytën”.
Detyra e tij është të shkatërrojë aksionet e kundërshtarëve dhe të ndihmojë mbrojtjen. Meritën e dy golave të pësuar deri tani ia atribuon “ekipit, jo vetëm mbrojtjes”. Sipas tij, Shqipëria po mundohet të imitojë futbollin total: “Në fushë luajnë 11 veta, që duan të shënojnë dhe të mbrohen. Shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në fund të eliminatoreve”, përfundon mesfushori i kuqezinjve.
Top Channel