Turizmi, zyre per informimin e te huajve

27/03/2009 16:40

Qyteti i Tiranes ka tashme nje zyre per informacion turistik. Turistet qe vizitojne qytetin e Tirane do te kene tashme guida per t’u orientuar mbi objektet muzeale, arkeologjike e kulturore qe duan te vizitojne.

Zyra e Informacionit per Turizmin u realizua nga bashkia e Tiranes ne bashkepunim me GTZ.

“Gjermania bashkepunon me Shqiperine prej me shume se 20 vjetesh dhe gjate kesaj periudhe ne kemi dhene mbi 800 milion euro ne mbeshtetje te Shqiperise. Nje nga sektoret qe ne kemi mbeshtetur ka qene zhvillimi i turizmit .Dhe ketu perfshihen nga njera ane turizmi rural dhe nga ana  tjeter edhe turizmi ne qytete.Jam i lumtur qe me mbeshtetjen teknike te GTZ dhe financim te vete bashkise eshte ngritur kjo zyre qe u vjen ne ndihme turisteve”, tha ambasadori gjerman, Bernd Borchardt.

Kreu i bashkise, Edi Rama vleresoi se kjo eshte zyra e pare e turizmit e standarteve evropiane qe hapet fale ndihmes se europianeve dhe qe i hap rruge nje komunikimi te ri me te gjithe vizitoret.

Informacion mbi restorantet, hotelet, shperndarje e materialeve ilustruese mbi vendet dhe muzete per te vizituar ne qytet, informacione mbi ekspozitat, panairet, tregjet, guidat turistike dhe tregues te tjere lokale me interes turistik do te jene disa nga sherbimet e kesaj zyre.

 

Top Channel