Topolanek: Kritikat per Obamen, frymezim nga AC/DC

27/03/2009 14:05

Kritikat e kryeministrit cek Mirek Topolanek kunder planit te Obames, jane frymezuar nga grupi AC/DC.

Pak dite me pare kryeministri i rrezuar nga nje mocion mosbesimi ne parlamentin vendas e cilesoi planin antikrize te presidentit, si rruge drejt ferrit. Ne fakt, burim per kete term u be nje kenge e grupit rock. “Javen e kaluar grupi gjendej per nje koncert ne Prage dhe ndoshta kenga e tyre ‘Highway to Hell’ me frymezoi te me dale nga goja krejt papritur kjo shprehje”, sqaroi Topolanek.

Kryeministri garantoi BE-ne se rrezimi i qeverise nuk do ta pengoje presidencen ceke, qe ndodhet ne mesin e mandatit te saj gjashtemujor.

Top Channel