
Situata e keqe financiare e Romes mund te ndikoje ne organiken verdhekuqe pasi arkat e shoqerise jane te boshatisura.
Pikerisht ne kete moment jopozitiv vjen nje oferte nga Anglia ku Manchester City interesohet per portierin brazilian, Doni. Skuadra e manjatit Mansour eshte e gatshme te derdhe 15 milione euro ne arken e shoqerise Sensi, por duket se do te jete e veshtire qe gardiani te shitet me kete cmim.
Deri ne keto momente nga Trigoria nuk ka ardhur asnje pergjigje zyrtare por sipas burimeve te ndryshme, oferta mund te merret ne konsiderate. City mendohet te jete nje prej skuadrave me te fuqishme ne merkaton e veres, pasi parate, ato qe te gjitheve u mungojne ne keto momente, shoqeria “citizens” i ka me shumice.
Top Channel