
Edhe nje vit e gjysme ne stolin e Manchester United dhe me pas ne pension.
Trajneri i “Red Devils”, Sir Alex Ferguson mendon te largohet nga bota e futbollit ne vitin 2010 per t’i hapur rruge nje kapitulli te ri ne historine e klubit britanik. Kete zbulim e ben djali i teknikut skocez, Darren, i cili thote se i ati e ka fiksuar daten e terheqjes ne vitin 2010.
Ne rast se gjate ketyre dy sezoneve qe kane ngelur Manchester fiton 2 tituj ne Premier League, atehere skuadra e tij do ta coje ne 19 numrin e trofeve, 1 me shume se Liverpool dhe ky do te ishte momenti me i mire per t’u larguar perfundimisht.
“Babi eshte ne forme te shkelqyer dhe po mendon qe tani per skuadren e vitit te ardhshem. Une besoj se nese fiton dy titujt e ardhshem, atehere ai do te mjaftohej me kaq”, shprehet i biri i teknikut. Ferguson duket se ka menduar edhe per pasardhesin e tij qe mund te jete Jose Mourinho. Portugezi nuk e ka mohuar asnjehere se do te deshironte te rikthehej ne Premier League dhe Manchester United do te ishte skuadra me e pershtatshme per “Special One”.
Top Channel