
Demtimi i Arjan Beqajt e ka detyruar trajnerin e kombetares shqiptare, Arie Haan te beje levizje te detyrueshme ne porte.
Duke patur me shume eksperience ne arenen nderkombetare pritet qe Isli Hidi te jete zgjedhja e pare per porten kunder Hungarise. Rikthehet ne formacion Lorik Cana i cili pritet te jete ne qender te mbrojtjes se bashku me Elvin Beqirin nderkohe qe ne te djathte do te jete si gjithnje Dallku dhe ne te majte Curri.
Ne baze te seancave stervitore te zhvilluara gjate ketyre diteve, pritet qe Haan te luaje me skemen 4-2-3-1, pra perpara mbrojtjes do te jene dy mesfushore te terhequr, Bulku dhe kapiteni Lala. Duro pritet te jete nga e djatha e mesfushes, Skela ne qender ndersa Lika, forma e te cilit perballe Maltes u pelqye nga Haan pritet te jete serish ne te majte te ketij reparti.
Ne sulm pritet te aktivizohet i vetem Hamdi Salihi, aktualisht lojtari me ne forme nga sulmuesit e grumbulluar me kombetaren.
Top Channel