Eurodeputetja daneze, ne parlament me foshnjen

27/03/2009 10:50

Eurodeputetja daneze Hanne Dahl nuk ka dashur te mungoje ne seancen e Parlamentit Europian ne Strasburg dhe ka marre me vete edhe vajzen e saj te porsalindur.  

Foshnja ka qendruar ne vendin e saj, ndersa nena ka marre pjese ne votime dhe ne diskutime. Deputetja 39-vjecare e laureuar ne Teologji, ka jetuar ne Indonezi, Malajzi dhe Singapor dhe eshte kthyer ne Danimarke, ku ka edhe dy femije.

Dahl eshte anetare e nje partie te vogel euroskeptike, qe pranon hyrjen e Danimarkes ne BE, por shprehet kunder Traktatit te Lisbones dhe integrimit me te madh te vendeve anetare.

Top Channel