Britani, 13-vjecari nuk eshte babai i foshnjes

27/03/2009 10:50

13-vjecari qe pushtoi faqet e para te shtypit britanik, pasi u be baba ne kete moshe, ne fakt nuk eshte i ati i vertete i foshnjes se lindur pak kohe me pare.

Alfie Pattern nuk eshte babai i Maisie Roxanne dhe kete e ka vertetuar analiza e ADN-se. Sipas shtypit anglez, Chantelle Steadman i ka treguar te motres se babai i vajzes se saj mund te kishte qene kushdo nga meshkujt, me te cilet ajo kishte pasur marredhenie kohet e fundit.  

Thashethemet nisen pasi shume adoleshente pretendonin se kishin pasur lidhje me vajzen. Alfie dhe Chantelle ishin te dashur prej dy vjetesh dhe ai e kishte besuar Chantelle kur i kishte thene se ai ishte i ati.

Ceshtja shkaktoi polemika te shumta ne Britani, per shkak te moshes se djalit, si dhe te vajzes, pasi perqindja e vajzave adoleshente qe mbesin shtatzene ne kete vend eshte shume e larte.

Top Channel