
Brazili nuk mund te besoje tek Kaka per ndeshjen eleminatore te boterorit 2010 kunder Ekuadorit.
5 here kampionet e botes do zbresin ne fushe me nje formacion pa fantazistin milanist, i cili nuk e ka kaluar demtimin ne kemben e majte. Vendin e tij do ta zere milanisti tjeter Ronaldinho, ndersa Kaka do bashkohet me skuadren ne Porto Alegre per ndeshjen e se merkures kunder Peruse.
Lajmin e mungeses se Kaka e jep mjeku i kombetares braziliane Jose Luis Runco qe thekson se federata nuk do te rrezikoje me sulmuesin. “Kur lojtari ndodhet ne kombetare ai merret ne forme huaje nga klubi. Nuk do krijojme asnjehere nje situate per te kompromentuar rekuperimin e lojtareve. Gjendja e tij fizike duhet respektuar”, thekson Runco.
Top Channel