Çaji i nxehte shkakton kancer ne ezofag

27/03/2009 10:25

Pirja e cajit te nxehte shton rrezikun per prekjen nga kanceri ne ezofag. Studimi eshte kryer nga shkencetaret iraniane dhe eshte botuar ne “British Medical Journal”.

Ekspertet thone se me e rrezikuar eshte popullsia e vendeve joperendimore, pasi ne perendim caji pihet kryesisht me qumesht, c’ka e ben ate me pak te nxehte. Ezofagu eshte tubi muskular, qe transporton ushqimin nga fyti ne stomak.

Nga kanceri ne ezofag vdesin cdo vit 500 mije njerez ne bote. Edhe shpejtesia me te cilen pihet caji i nxehte eshte e rendesishme, pasi pirja e cajit ne me pak se 2 minuta rrit me 5 perqind rrezikun e prekjes nga kancerit, ne krahasim me pirjen e tij 5 minuta pas hedhjes ne filxhan.

Top Channel