Rama ne Rreshen: Te ndryshojme qeverisjen

26/03/2009 15:45

Disa nga kurioziteti, e disa per militantizem politik, banoret e Rreshenit u shtyne per te pare Edi Ramen, ne ndalesen e tij te radhes ne kete qytet.

Ne zgjedhjet e 2005 kandidati demokrat qe fitoi ketu, perfitoi vetem nga ndarja e votes mes te majteve.

Por, ne zgjedhjet lokale te 2007, te djathtet fituan tere bashkite dhe komunat e rrethit te Mirdites. Gjithmone sipas rezultateve zyrtare, zona duket se ka nje potencial sa te djathte demokristian, po aq edhe te majte. Si kudo, edhe ne Rreshen, zoti Rama foli se ka ardhur koha per ndryshim.

“Shqiperia qe ne kemi sot lidhet me politikat e vjetra. Ne duhet te ndryshojme politiken, per te ndryshuar qeverisjen dhe duke ndryshuar qeverisjen ne do te ndryshojme Shqiperine, per ta bere ate si gjithe Evropa”, u shpreh Rama.

Ne zgjedhjet e 2005-es ishte pikerisht korrupsioni nje nga argumentat kryesore qe çuan ne humbjen e qeverise Nano.

 Tani, kryetari i ri i Partise Socialiste, po perdor fort karten e antikorrupsionit per te risjelle ne pushtet nje parti sipas tij te reformuar. Me te njejten moto si kater vjet me pare: Ndryshim.

Top Channel