LSI: Do rikthejme te larguarit per arsye politike

26/03/2009 16:20

LSI i kushtoi rendesi ne nje takim te posacem me ish-punonjes te administrates shteterore te larguar nga puna gjate qeverisjes se Partise Demokratike, ceshtjes se zbatimit te ligjit te sherbimit civil.

Kryetari Meta shprehu shqetesim per largimin e profesionisteve dhe zevendesimin e tyre me militante dhe tha se tani eshte koha per t’i kthyer nepunesit te shtetit dinjitetin dhe sigurine e punes.

“Te gjithe ata qe kane humbur ne menyre te padrejte dhe vetem per arsye politike vendet punes do t’i rifitojne ato. Ne shprehim vendosmerine tone qe te rrisim perpjekjet per kete ceshtje”, u shpreh Meta.

Kryetari i LSI tha disa prioritete ne kete drejtim qe nga pagat konkuruese me tregun privat dhe deri tek dhenie e kredive te buta per nepunesit civile.

Top Channel