Berat, nxenesit, mesim ne nje stalle

26/03/2009 08:00

Godina e shkolles 9-vjecare dhe te mesme ne fshatin Hige, ne komunen Poshnje, te Beratit, prej kohesh ka dale jashte funksionit. Pervec kushteve minimale teknike, shkolla rrezikon te shembet nga dita ne dite.

Alarmi ka kohe qe eshte dhene nga mesuesit dhe drejtori i shkolles, por pavaresisht se ishte premtuar rikonstruksioni i godines ne fillim te vitit shkollor, ende nuk eshte bere asgje. Inspektoret e Drejtorise Arsimore e kane vleresuar godinen si te papershtatshme per zhvillimin normal te procesit mesimor.

Gjate inspektimit ka rezultuar se muret e shkolles kane shume lageshtire, mungojne xhamat e dritareve dhe dyert, si dhe tavani rrezikon te shembet. Ne keto kushte, inspektoret kane ndaluar kategorikisht te vazhdohet mesimi ne ambientet e kesaj shkolle, ku ne fillim te ketij viti jane regjistruar 600 nxenes.

Qe prej fillimit te kesaj jave, mesimi eshte zhvilluar ne nje objekt te marre me qira, qe eshte e nje ish-stalle e nje fermeri. Ajo eshte ndare ne klasa te improvizuara me perde, ku zhvillojne mesimin 215 nxenesit e arsimit 9-vjeçar dhe 50 femijet e arsimit parashkollor, pjesa tjeter e nxenesve ka braktisur mesimin.

Top Channel