SHBA: Koreja e Veriut, test per rakete nderkontinentale

25/03/2009 22:20

Koreja e Veriut ka bere gati per leshim ne bazen e Musudanrit, raketen balistike “Taepodong-2”, qe pershkon nje distance maksimale prej 4500 kilometrash, e mjaftueshme per te arritur Alasken.

Lajmin e kane bere te ditur burime nga Pentagoni, sipas te cilit “leshimi mund te jete i mundshem, edhe pse nuk mund te flitet per kohen e sakte”.

Peniani ka paralajmeruar disa jave me pare leshimin e asaj qe ai e quajti si nje “satelit eksperimental per telekomunikimin” qe do te behet ne periudhen nga 4 deri ne 8 prill.

Nderkohe sipas inteligjences amerikane, kemi te bejme me nje test te nje rakete nderkontinentale.

Top Channel