Rreshqet dheu, shemben dy shtepi ne Pogradec

25/03/2009 10:55

Rreshqitja e dheut ka shkaktuar shembjen e dy shtepive ne fshatin Trebinje te Pogradecit, ndersa disa te tjera rrezikojne te prishen.

50 familje te fshatit kane qene te rrezikuara per shkak te plasaritjeve te shkaktuara ne banesa nga reshjet e dendura te shiut. Nga rreshqitja masive e dheut, fatmiresisht nuk ka pasur asnje person te lenduar, pasi evakuimi i tyre eshte kryer ne kohe.

Ekspertet nga Korca jane nisur drejt fshatit Trebinje per te konstatuar situaten e krijuar. Banoret prej disa javesh ishin ndier te pasigurte, per shkak te carjes se mureve dhe te tokes dhe ishin larguar tek te afermit e tyre.

Top Channel