Pajisja me karta, opozita: Procesi po ecen ngadale

25/03/2009 17:45

Komisioni i posacem parlamentar per vezhgimin e procesit te pajisjes se shtetasve me leternjoftim debatoi mbi disa shqetesime te bera publike deri tani nga socialistet.

Shqetesimi kryesor per opoziten mbeten ritmet e uleta te pajisjes me leternjoftim te shtetasve qe nuk kane pasaporte.

“Ashtu sic jepen informacionet nga qeveria, jane me pak se 100 mije votues pa pasaporte. As nje e teta kur kane ngelur nje muaj e gjysme nga data kur mund te aplikojne”, ka deklaruar deputeti socialist Blendi Klosi.

Mazhoranca dhe perfaqesuesit e saj ne kete komision thane se procesi po ecen normalisht, duke hedhur poshte pretendimet e opozites.

“Opozita beri verejtje, shumica e te cilave ishin bazuar mbi te dhena empirike e jo shkencore. Te dhenat qe morem ne ishin shkencore, megjithate ne do t’i shikojme edhe verejtjet e opozites”, ka deklaruar deputeti Tritan Shehu.

Ne mbledhjen e ketij komisioni, anetaret e opozites paraqiten nje liste kerkesash qe kane lidhje sipas saj me transparencen e procesit. Opozita kerkoi berjen publike te fluksit ditor te aplikimeve, si dhe qe kompania e prodhimit “Sazhem” te beje njoftime periodike dhe zgjatjen e orarit ne zyrat e aplikimit.

Top Channel