Kriza ekonomike sjell krizen mendore

25/03/2009 19:15

Kriza ekonomike mund te behet shkaktare e nje krize psikike tek njerezit ne mbare boten.

Periudha e zeze financiare mund te kthehet ne nje obsesion pasi njerezit po mendojne me shume per kursimet dhe te ardhmen sesa per te jetuar te tashmen. Kjo i ben njerezit te ndiejne keqardhje per shkak te kohes se humbur duke menduar per te ardhmen, e cila i ka bere te heqin dore nga defrimet e momentit.

 Ne kete perfundim kane dale nje grup psikologesh nga “Columbia University” qe e kane pagezuar kete semundje mendore me emrin “ipermetropia”. Sipas tyre, ne momentin qe njerezit bejne nje shpenzim te madh, pendohen menjehere per parate e shpenzuara, por ne nje kohe me te gjate, nese mendohet se keto para jane shpenzuar per dicka me vlere, atehere njerezve u rikthehet humori.

Top Channel