KE: Siguria ne rruge, tragjike

25/03/2009 16:05

Komisioni Europian deklaroi se siguria rrugore ne Shqiperi eshte ne nivelet me te uleta ne Europe duke e quajtur kete situate tragjike per qytetaret.

“Siguria rrugore nuk eshte nje nga ato fusha ku Shqiperia renditet me mire ne Europe. Mendoj se ne kete askpekt Shqiperia eshte ne vendet e para per nga fundi. Dhe kjo eshte nje tragjedi per publikun shqiptar”, u shpreh, Jonathan Shceele, drejtor ne Drejtorine e Transportit.

Komisonin Europian po negocion me 7 vendet e Ballkanit Perendimor nje projekt per krijimin e traktatit te perbashket rajonal per transportin. Drejtori Shceele thote se traktati ka per qellim krijimin e nje rrjeti te integruar te infrastruktures ne rajon, kusht kyc per hapjen dhe integrimin ekonomik te Ballkanit. Projekti ka kosto gjigande.

“Ne vitin 2003 ne ndermorem nje studim per infrastrukturen rrugore ne Ballkan dhe patem llogaritur se per te ndertur nje rrjet kryesor rrugesh, per rajonin nevojiteshin rreth 10 miliarde euro. Qe atehere kane ndryshuar shume gjera. Shume investime jane kryer sakaq, por edhe kostot jane rritur shume. Nuk mund te them sot nje shifer te sakte, por mund te them se ka shume pune per te bere dhe do te behet hap pas hapi. Kjo per arsye se nuk mund te gjendet kaq shume para per nje kohe kaq te shkurter, por edhe sepse eshte shume e veshtirte te implementosh nje program kaq te madhe ne nje kohe te shkurter”, u shpreh Scheele.  

Komisoni Europian ende nuk ka nje shifer konkrete se sa do te financoje nga ky projekt, i cili gjithsesi pritet te filloje nga zbatimi vetem ne vitin 2011.
 

Top Channel