Kavaje, vazhdon operacioni per zbrazjen e rezervuarit

25/03/2009 12:05

Ne rezervuarin e Shardushkut ne komunen Kryevidh ne Kavaje po vazhdon operacioni per zbrazjen e kontrolluar te ujit per te evituar shembjen e diges te demtuar tashme.

Ne vendngjarje kane shkuar drejtuesit e Ministrise se Bujqesise qe kane kerkuar te behet riparimi i diges sapo ujembledhesi te shkarkohet teresisht.

Nderkohe banoret e zones qe rrezikohej nga permbytja jane rikthyer prane shtepive te tyre pasi rreziku u eleminua. Dje banoret e zones prane ujembledhesit dhane alarmin sepse prane rrjedhje uji ne digen e rezervuarit dhe rreshkitje te masivit te dheut.

Menjehere ne zone kane nderhyre specialistet e Ministrise se Bujqesise te mbeshtetur edhe nga policia dhe forcat xheniere qe hapen kanalet e shkarkimit te emergjencave.

Top Channel