Fier, Meta: Koalicion me PS

25/03/2009 18:15

Ilir Meta eshte takuar me strukturat lokale te LSI ne Fier dhe me simpatizantet e partise se tij. Ne kete takim eshte bere anetaresimi i nje grupi te rinjsh.

Meta ne fjalen e mbajtur ne Fier ka thene se LSI nuk ben koalicion me Berishen dhe i ka quajtur deklarimet e kunderta diversione te kryeministrit.

Kreu i LSI ka theksuar se deklarimi per koalicion me PS pas zgjedhjeve nuk eshte ndryshim qendrimi i kesaj force politike. Me pas Meta ka folur per ceshtjet ekonomike me te cilat perballet vendi.

“Ky apel eshte ai qe bashkon shqiptaret rreth LSI dhe koalicionit tone, e qe bashkon ne menyre te vecante gjeneraten me te re. Sepse vendi ka nevoje per punesim dhe nje drejtim me ambicje te medha, por edhe qe ka dhene prova se mund ta nxjerre vendin nga kriza”, ka pohuar Meta.

Top Channel