Ne Britanine e Madhe, portali me i madh i komunitetit virtual, facebook mund te monitorohet per te vene nen kontroll terrorizmin dhe kriminalitetin.
Propozimi vjen nga Ministri i Brendshem britanik qe ka menduar te detyroje administratoret lokale te faqes te monitorojne gjithe levizjet e anetareve. Keshtu, nje database i vetem duhet te mbledhe gjithe informacionet e facebook, telefonatave apo maile-ve, per tu analizuar me pas nga Scotland Yard-i.
Propozimi britanik nuk eshte nje gje e re, pasi ne vititn 2006, Bashkimi Evropian miratoi nje direktive per kontrollin 1 vjecar te trafikut ne internet. Kjo nisme hasi ne kundershtime te medha, ashtu sic pritet te ndodhe ne Britanine e Madhe nese propozimi merr miratimin e parlamentit.
Top Channel