Braziliani thyen rekord ne hedhjen me kajak

25/03/2009 12:25

Thyen rekord ne hedhjen me kajak ne ujevaren e Salto Belo, pergjate lumit Rio Sacro ne Brazil.

I riu brazilian Pedro Olivia, theu rekodin duke u hedhur nga nje lartesi 5 metra me e madhe nga rekordi qe mbahej deri me tani.

Gjate rreshqitjes nga nje lartesi 38.7 metra, Olivia, arriti shpejtesine maksimale 110 kilometra ne ore.

Per 2.95 sekonda i riu brazilian qendroi pezull ne ajer, por me te arritur siperfaqen e lumit, u zhduk per disa sekonda ne thellesine e tij duke dale prej andej shendoshe e mire dhe i lumtur per rekordin e thyer.

Olivia, se bashku me disa kolege te tjere me kanoe, ka kaluar 4 vitet e fundit, ne kerkim te ujevarave qe do t’i lejonin atij hedhjen skektakolare.

Per gati tre ore me radhe, Olivia, permes nje filli sigurie, kontrolloi gjithe terrenin, per te pare nese natyra i kishte ofruar nje ambient te sigurte, per te kryer hedhjen e shumepritur.

Top Channel