Bien akuzat per “Durres-Kukes”

25/03/2009 14:50

Gjykata e Larte i konsideroi te drejta vendimet e Gjykates se Faktit dhe Apelit ne Tirane, lidhur me padine e te pandehurve te ceshtjes se rruges Durres-Kukes.

Nje trupe gjyqsore e kesaj gjykate, i dha te drejte pretendimeve te te pandehurit Andi Toma, ish-drejtor i Pergjithshem i Rrugeve.

Toma kishte kerkuar pavlefshmerine e te gjithe akteve te Prokurorise se Pergjithshme me dosjen e rruges Durres-Kukes, pas perfundimit te afatit zyrtar te hetimit.

Data 6 nentor 2008 shenoi edhe fundin e afatit, gjate te cilit prokuroria duhej te kishte mbyllur procedurat hetimore mbi abuzimet me tenderin per rrugen Rreshen-Kalimash, pjese e korridorit Durres-Kukes.

Ne pamundesi per t’i perfunduar veprimet brenda ketij afati, prokuroria kerkoi shtyrjen e hetimit.

Por gjykata e konsideroi te paligjshme shtyrjen e afatit dhe cdo veprim i kryer pas kesaj date eshte ligjerisht i pavlefshem. Prokuroria pas ketij afati ndermori edhe veprimet finale lidhur me kete dosje, sikunder jane komunikimi i akuzes, marrja i pandehur dhe dergimi i dosjes ne gjykate.

Te gjitha keto veprime dy shkallet e para te gjykates i konsideruan te pavlefshme dhe tashme pritej vendimi i Gjykates se Larte, ndersa qe po ne te njejten gjykata eshte edhe dosja penale ndaj te pandehurve Lulzim Basha dhe Andi Toma.

Ne seancen e se merkures, gjykatesit pranuar si te drejte kerkesen e Tomes, te cilin praktikisht e kane zhveshur nga akuza e ngritur nga ana e prokurorise. Por gjithesesi do te pritet ende data 10 prill, kur eshte caktuar fillimi i seances gjyqesore ndaj Bashes dhe Tomes per te pare nese nje trupe paralele e te njejtes gjykate do ta marre parasysh kete vendim.

Dhe nese do te kosniderohet vendimi per Tomen, atehere edhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha lirohet nga akuzat per te ashtuquajturin skandal te rruges Rreshen-Kalimash.

Top Channel