Grabitja ne Lezhe, ne pranga autori

24/03/2009 13:35

Drejtoria e policise se qarkut Lezhe arriti te arrestoje organizatorin e grabitjes te ndodhur ne qender te qytetit ne 12 mars.

Drejtori i policise se ketij qarku, Mergim Hoxha ne nje konference per shtyp ka treguar se organizatori i grabitjes se 5 milione lekeve te postes shqiptare eshte Elton Gjini.

Grabitjen ai e ka kryer ne bashkepunim me shtetasit Enver Sali Diva dhe Florind Luk Marku. Te tre grabitesit ishin te listuar nga policia per disa precedente penale si vjedhje me dhune. Elton Gjini ka qene i denuar ne Itali me kete akuze dhe me pas eshte deportuar ne Shqiperi.

Top Channel