Familja Saliu, si i shpetoi genocidit serb

24/03/2009 16:50

Qe prej 10 vitesh familja e Bali Saliut nga fshati Mushtisht afer Suharekes jeton ne Tirane.

Ajo erdhi ashtu si 1 milion kosovare te tjere drejt kufirit te Shqiperise per te udhetuar me pas neper territorin shqiptar, pas nisjes se spastrimit etnik ne Kosove nga ushtria dhe policia serbe.

Familja Saliu erdhi ne Tirane ne pranvere te vitit 1999 dhe qe prej atehere nuk eshte kthyer ne fshatin e saj Mushtisht ne Suhareke. Tre djemte Ergeni, Burimi dhe Liridoni, ishin 21, 14 dhe 7 vjec kur mberriten mundimshem ne Tirane. Dhjete vjet me pas ne pervjetorin e bombardimeve te NATO-s ne Serbi, kjo familje nuk ka asnje plan te kthehet ne Kosove, ajo kerkon te hidhet diku ne perendim.

Kjo eshte vetem nje nga historite me fat te mire, qe i shpetuan genocidit serb. Por ajo qe vuri ne vend te drejten njerezore te nje populli, per te jetuar ne trojet e tyre te lire, ishte NATO , e cila ne pervjetorin e saj te 50-te, shenoi nje sukses te pakthyeshem ne Ballkan dhe ia dha fund gjakderdhjeve nacionaliste dhe etnike ne rajon.

Top Channel