Damon Hill shofer, gazetarin e ze makina

24/03/2009 14:00

A mund ta zere makina nje gazetar televiziv qe merret me garat e motorreve dhe mjeteve te shpejta?

Ndodh, nese ne drejtimin e makines eshte ish- kampioni i botes ne Formula 1, Damon Hill.

Ish-piloti i Williams kryen nje test-drive bashke nje reporter te BBC-se te ulur perbri tij.

Qe prej fillimit te testit, gazetari nis te ndihet keq. Hill, i shkujdesur, drejton nje Merdedes Coupe SL55, harron se gazetari lekundet bashke me makinen qe merr kthesat e rruges.

Me ne fund gazetari dorezohet…situata eshte pak e sikletshme, por stomaku i tij nuk duroi dot me!

Top Channel