Aplikimi ne BE, Rehn paralajmeron Shqiperine

24/03/2009 01:20

Brukseli paralajmeron Shqiperine lidhur me ceshtjen e kandidimit. Komisioneri Oli Rehn, duke folur per rastin e Shqiperise dhe Serbise deklaroi se keto dy vende duhet te plotesojne kushtet perpara se te aplikojne per statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian.

“Ne fillim duhet te garantoni se keni kryer reforma bindese dhe stabilitet dhe me pas te levizni ne hapin tjeter”, eshte shprehur Rehn.

Ne te kundert, sipas tij, refuzimi do te shoqerohet me pasoja te renda.

“Merreni keto kushte me seriozitet ne menyre qe mos t’u godasin koken pas”, theksoi komisioneri evropian.

Top Channel