24 marsi, Majko: Bashkim i politikes

24/03/2009 16:30

24 marsi i vitit 99-te shenoi nisjen pa kthim te nje procesi te rendesishem jo vetem per Kosoven, por per te gjithe rajonin.

Kthetrat e Milloshevicit kishin leshuar sakaq disa nga ish-republikat jugosllave dhe po mbanin dhunshem Kosoven krahinen autonome.

Pas perpjekjeve te vecuara te UCK-se dhe gjithe faktorit shqiptar, NATO merr vendimin sublim, dhjete vjet me pare dhe Serbia bombardohet per tre muaj me radhe deri me 9 qershor 1999, kur ne Bruksel arrihet marreveshja dhe me pas forcat e NATO-s hyjne ne Kosove.

Por si ndikoi Shqiperia ne luften e Kosoves dhe vete ceshtja e Kosoves ne Shqiperi. Kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko rrefen per Top Channel.

“Ishte kohe e veshtire per Shqiperine jo vetem ne vitin 97-te, por edhe vitet me pas. Politika shqiptare kishte qene gjithnje ne perplasje”, u shpreh Majko.

Politika shqiptare shume shpejt la pas retoriken e dites, dhe u perfshi ne nje qendrim te perbashket, nen slloganin “Nje komb, nje qendrim”.

“Menjehere pas masakes se Recakut, politika u bashkua ne nje qendrim te vetem. 24 marsi, do te kujtohet jo thjesht si nisja e bombardimeve, por edhe se politikanet si rralle here bene detyren para kombit”, u shpreh Majko.

Top Channel