Pronat, Quku: Jane harruar pronaret e vertete

23/03/2009 22:55

Ekspertja e ceshtjeve te prones, Blerina Quku ka deklaruar se ka qene mungesa e ligjeve te duhura nga politika qe ka sjelle deshtimin e ceshtjes ne fjale.

“Gjate gjithe ketyre viteve ka munguar konsensusi politik. Sa here ka ndryshuar balanci jane bere edhe ndryshime ligjore, gje qe ka sjelle mos kompensimin e pronarit dhe dergimin e prones tek i huaji”, ka pohuar Quku.

Sipas saj, gjate 18 viteve demokraci eshte abuzuar me pronat, duke furnizuar me toka pronaret e rinj.

“Gjate ketyre 18 viteve ne i dhame prona pronareve te rinj dhe nuk i dhame asgje pronareve te vertete. Fillimisht jane pronaret e vjeter, pastaj duhet te vijne te rinjte, te cileve qeveria duhet t’iu siguroje dicka”, ka nenvizuar Quku.

Top Channel