Prona, Ngjela: Gjykatat jane perjashtuar nga procesi

23/03/2009 21:50

Ne emisionin “Shqip” kushtuar ceshtjes se prones, kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ka theksuar se me ndryshimin e sistemit, politika duhej te ishte marre me ceshtjen e pronave.

“Kur u nderrua sistemi gjeja e pare qe duhej bere, u duhej thene atyre qe iu mor prona, na falni, po kthehemi ne kapitelizem, urdheroni pronen”, shprehet Ngjela. Sipas avokatit, gjithe sistemi vadites eshte shkaterruar dhe kjo e ben pronen te padobishme.
“Tani duhen serish 1 miliarde euro per te rikthyer pronen. Nuk ka pasur nje filozofi te sakte ne lidhje me kete ceshtje. Prona ka o kontrate o trashegimi ose vendim gjyqi. Gjykatat jane lene jashte ketij procesi”, vijon ish deputeti demokrat.

Ne kete linje mendimi ka folur edhe deputeti socialist, Erjon Brace. Sipas tij, fajin kryesor ne kete mes e kane politikat qeverisese. “Politika e ka perdorur ceshtjen e pronesise gjate gjithe ketyre 18 viteve. Eshte perfeksionuar nje sistem i ri ekonomik kriminal qe po merret me pervetesimin e prones. U shfrytezua ligji per te marre ne menyre barbare pronen e tjeterkujt. Gjithmone ftohen ne proces njerez me te cilet politika ndan pazarin e radhes”, shprehet Brace.

Ne vijim ai denoncoi skandalin ne Gjirin e Lalezit, duke thene se qeveria ka nxjerre ne shitje 2.4 milione metra katrore toke. “Ky eshte sistemi kriminal per te cilin po flasim. Ky sistem ekonomik po e perdor pronen per perfitimt e veta”, nenvizon Brace.  

Top Channel