Obama, strategji daljeje nga Afganistani

23/03/2009 09:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se SHBA duhet te kene edhe nje strategji terheqese nga Afganistani, pavaresisht se Uashingtoni dergon trupa te tjere per te luftuar militantet talebane.

Sipas Obames, kjo strategji nevojitet per t’u siguruar qe politika amerikane te mos mbetet nje perpjekje e pafund.
Deklarata u be ne nje interviste televizive ne CBS, ku presidenti tha se misioni qendror ne operacionet ne Afganistan eshte parandalimi i sulmeve kunder SHBA-se.

Shefi i Shtepise se Bardhe sqaroi se nje strategji efektive do te thote ringritje e ekonomise afgane dhe permiresim i marredhenieve diplomatike me Pakistanin dhe aktore te tjere ne rajon.

 

 

Top Channel