Meta, ne Shkoder dhe ne radhe per kartat

23/03/2009 19:55

Ilir Meta, pas nje takimi me drejtuesit lokale ne qytetin e Shkodres deklaroi se nje nga prioritetet e qeverise se ardhshme, nese LSI fiton, eshte zhvillimi ekonomik dhe punesimi. Gjithashtu, Meta ka rikomentuar aleancat politike pas zgjedhjeve.

“Duhet te theksoj se tre prioritetet kryesore te LSI do te jene punesimi, punesimi dhe punesimi. Kush nga LSI ka thene se do te kete mundesi te qeverisim me Berishen? Askush. Nese LSI fiton e sheh veten me PS”, ka deklaruar Meta.

Pak ore me vone kreu i LSI, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja jane paraqitur ne zyrat e gjendjes civile per te aplikuar per kartat e identitetit, duke bere apel per qytetaret per t’u bere pjese e ketij procesi.

“Dua t’iu bej nje mesazh gjithe qytetareve, qe te aplikojne per karte per te garantuar te drejten e tyre jo vetem per te votuar, por edhe sepse pajisja me karte eshte nje kontribut per te pasur sherbimet nga shteti”, ka shtuar Meta.

Top Channel