Disa zona, ende pa energji elektrike

23/03/2009 08:20

Pavaresisht permiresimit te kushteve te motit, disa zona te vendit e vuajne ende mungesen e energjise elektrike.

Ndersa ne Bulqize dhe Peshkopi furnizimi me energji elektrike ka rinisur normalisht, kater komuna te Kukesit, ne kufi me rrethin e Dibres, Kalisi, Bushtrica, Gryka e Cajes dhe Arrni vazhdojne te jene ne erresire qe prej kater ditesh.

Stuhia ka prishur linjat e tensionit te mesem qe vijne nga Peshkopia dhe as qe ka mundur te interesohet njeri. Nderkohe, Fieri qe prej tri ditesh po perballet me mungese te theksuar te energjise.

Rrebeshi i shiut ka krijuar probleme dhe ne disa zona ne Ballsh dhe Patos. Dega teknike e OSSH-se ne Fier, po perjeton gjendje te jashtezakonshme qe nga e premtja. Dhjetera sinjalizime defektesh regjistrohen ne dite, qe nga renie shtyllash e deri ne rrezim te rrjetit te shperndarjes ne disa kilometra gjatesi.

Top Channel