Berisha: Shqiptaret te dallojne ndryshimin

23/03/2009 20:10

Kryeministri Sali Berisha ka bere Kavajen, zonen ku eshte zgjedhur deputet, pjese te turit paraelektoral me sloganin “Shqiperia po ndryshon”.

Pas inaugurimit te rruges hyrese te qytetit, kreu i qeverise, duke permendur ndertimin e infrastruktures se vendit, rritjen e pagave dhe pensioneve, anetaresimin e vendit ne NATO, u kerkoi qytetareve te bejne dallimin mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.

“Se midis ndryshimit bosh dhe atij me vepra, ndryshimit me trillime dhe anetaresimit ne NATO dhe kandidimit per ne BE, kam bindjen se mencuria e shqiptareve eshte e tille se atij ndryshimi do t’i thote ndryshkim”, ka deklaruar Berisha.

Duke u bere thirrje qytetareve te aplikojne per kartat e identitetit dhe te marrin pjese ne zgjedhje, kryeministri Berisha kerkoi te votebesohej per nje mandat te dyte qeverises.

“Ju ftoj ta shnderrojme kete pranvere ne pranveren e nje fushate festive elektorale. Kjo qeveri ka te drejten morale te kerkoje besimin, sepse i kemi mbajtur premtimet tona”, eshte shprehur Berisha.

Stacioni i fundit i kryeministrit ishte komuna Synej, ku zoti Berisha u takua me familjet e demtuara nga rreshqitja e dheut para pak ditesh.

Sipas kryeministrit, familjet e mbetura pa shtepi do te zhdemtohen nga shteti dhe per te parandaluar nje fatkeqesi eventuale ne njerez, ne zone po punojne specialistet e gjeologjose, pas studimit te te cileve do te vendoset se ne cilen pjese te fshatit do te ndertohen shtepite e reja.

Top Channel