Rama ne Tropoje, thirrje per bashkim te ri

22/03/2009 16:00

I shoqeruar nga deputetet Andis Harasani e Blendi Klosi, dhe nga bashkepunetoret e vet te ngushte, Edi Rama vizitoi qytetin verior te Tropojes.

Ndonese nje zone qe ne zgjedhjet e kaluara votoi masivisht djathtas, kreun e socialisteve e prisnin qe ne Fierze, ne zbritje te tragetit.

Ne zgjedhjet e ardhshme socialistet shpresojne te arrijne ketu nje rezultat me te mire se ne 2005-en. Kjo, eshte vizita e dyte e Edi Rames ne Bajram Curri, brenda harkut kohor te me pak se nje viti. Vizite qe nuk mund t’i shpetoje dot simbolikes politike, kur dihet se kundershtari i tij kryesor, kryeministri Berisha, ka vite qe nuk e ka vizituar vendlindjen e tij.

Edhe ne Tropoje, ndonese socialist, Rama flet per nje bashkim te madh, pertej se majtes dhe te djathtes.

“Keto zgjedhje jane mundesia ideale t’i japin jete nje bashkimi njerezish, qe nuk duan te mbeten peng e personazheve te njejte te oborreve dhe klaneve”, u shpreh  Rama.

Kreu i PS-se, shpreson te beje per vete te pakenaqurit, qe nuk mungojne: papunesia dhe cmimet e larta jane argumenta te mire elektorale.

Duke treguar historine personale te nje djaloshi te njohur ne traget, i cili vite me pare ne moshen 12-vjecare ishte nisur drejt Greqise, Rama kalon ne nje pergjithesim: shqiptaret jashte, ia kane dale gjithmone, cka tregon sipas tij, se jane nje popull vital:

Top Channel