Pushojne reshjet e bores, hapen rruget nacionale

22/03/2009 15:05

Rreshjet e debores kane pushuar se reni ne Shqiperi, por disa rruge dhe komuna kane mbetur ende te bllokuara. (UPDATE)

Me problematike mbetet zona e Kukesit, ku rruget qe lidhin kater prej komunave te ketij rrethi me rrugen nacionale jane te bllokuara.

Shishtaveci, Zapodi, dhe Arren jane me problematiket. Ne qarkun e Dibres, Kalaja e Dodes, Lura, Martaneshi e te tjera e kane humbur mundesine e transportit rrugor drejt rrugeve kryesore.

Iballa ne Puke dhe Sterbleva ne Librazhd, 2 komunat qe mbeten perhere te bllokuara edhe kur ka reshje te pakta debore kane rene serish pre e bllokimit, ndersa kane humbur komunikimin me rrugen nacionale duke u sjelle veshtiresi te medha per banoret e ketyre zonave.

Sipas nje njoftimi zyrtar te Drejtorise se Emergjencave Civile thuhet se, te gjitha rruget nacionale te vendit jane te kalueshme edhe pse ne disa akse me veshtiresi.

Kalimi me i veshtire mbetet ne pjesen me te madhe te akseve rrugore ne veri dhe verilindje te vendit.  Rruga nacionale Peshkopi – Bulqize kalohet me zinxhire, dhe po ashtu edhe ne aksin Qafe Mali – Kukes hasen veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve, edhe pse gjate dites se dieles kane qene te pakta.

Nderkohe qe energjia elektrike qe u nderpre per shkak te motit te keq ne disa zona te vendit, eshte rikthyer serish ne pjesen me te madhe ne vend. Pa energji mbeten kater komuna ne Lushnje, komuna e Golemit ne Kavaje, ne Kukes, Bushtrica, Kalisi dhe Dogana e Morinit, qyteti i Ersekes, ai i Leskovikut, disa komuna ne Diber, Malesia e Madhe dhe Mirdite.   

Top Channel