“Kartat”, Berisha: Apel bashke me kreun e opozites

22/03/2009 20:25

Kryeministri, Sali Berisha, fton kreun e opozites, Edi Rama, qe te dy bashke t’u bejne apel qytetareve per pajisjen me karta te identitetit.

Ne nje konference per shtyp, me rastin e 22 Marsit, kreu i qeverise theksoi se kartat jane nje dokument shume i rendesishem per shqiptaret, ndersa u shpreh i bindur se procesi do te mbyllet me sukses.

Nderkohe opozita prej ditesh eshte e shqetesuar per vonesat dhe mangesite qe po shoqerojne qytetaret ne aplikimin e tyre me keto dokumenta.

I pyetur per “kthesen” e Metes, kryeministri deklaroi se ftesa per koalicion eshte vetem bashkimi ne humbje.

“Si LSI ashtu edhe PS jane te bindura se do te humbasin dhe leshojne thirrje per koalicione. Ato thjesht duan ta shperndajne pergjegjesine e humbjes”, u shpreh Berisha.

Duke folur per ceshtjen e pronave, kryeministri premtoi se gjate mandatit te dyte do ta zgjidhe perfundimisht ate.

“Kjo qeveri ka vullnet te hekurt per t’i dhene pergjigjen perfundimtare ketij problemi dhe mandati i dyte do t’i jape edhe zgjidhjen”, u shpreh Berisha.

Nderkohe shefi i qeverise ka kritikuar opoziten per “qendrimin e saj anti-NATO” qe ka mbajtur gjate kesaj kohe.

 “Ishin ata qe u binin borive ne Parlament kur ne firmosem MSA-ne”, eshte shprehur Berisha.

“Vota majtas eshte kthim mbrapa. Ju mund te turperoheni nga majtizmi juaj. Mund te turperoheni nga votimi juaj anti-NATO. Mund te turproheni nga rebelemi juaj komunist”, shtoi ai. Sipas kryeministrit, “e djathta ka shkruar librin e lirise se ketij vendi. Ora e djathte eshte ora e historise.

Kryeministri Berisha doli pasditen e se dieles ne nje konference per shtyp ku paraqiti disa ceshtje te ndjeshme per qeverine dhe vendin, ne nje dite qe eshte historike si per PD-ne ashtu edhe per Shqiperine.

17 vjet me pare, ne 22 mars te vitit 1992, edhe atehere e diel, per here te pare, nje parti jo komuniste, mori pushtetin ne Shqiperi.

Berisha ka permendur disa prej atyre, qe ai i quajti arritje qe ka bere Shqiperia qe lindi ne 22 mars.
“Ne mbetemi krenare per Shqiperine e 22 marsit. Ajo eshte vepra me e madhe, arritja me e madhe e trashegimise sone historike”, u shpreh Berisha.

Kryeministri permendi edhe skemat piramidale, qe zhyten vendin ne varferi dhe shkaterruan sistemin demokrat.

“Me kete ngjarje, qe erdhi nga padituria, ne dolem ne opozite dhe jetuam ne Shqiperine ne terrorin me te eger dhe mbrojtem vlerat e lirise”, u shpreh Berisha.

Top Channel