22 Marsi, Berisha ben bilanc te qeverise

22/03/2009 23:40

17 vjet pas fitores se partise se pare opozitare ne vend, kryeministri Sali Berisha, nepermjet nje konference te gjate per shtyp, ka pershendetur shqiptaret, qe me voten e tyre, vendosen, sic tha kryeministri rrugen e vendit drejt lirise, demokracise dhe dinjitetit. (UPDATE)

“Ne jemi dhe do te mbetemi krenare per Shqiperine e 22 marsit, eshte vepra me e madhe trashegimia jone me e shkelqyer”, u shpreh Berisha.

Pasi i beri nje analize te gjate arritjeve dhe deshtimeve te kesaj faze te gjate te tranzicionit shqiptar, kryeministri Berisha, tregoi se nuk ishte dakort me tezen e kreut te opozites qe i fton shqiptaret te bashkohen pertej se majtes dhe te djathtes, duke mohuar sic tha kryeministri vitet e sakrifices se shqiptareve.

“Ata qe iu ftojne ju sot pertej te majtes dhe te djathtes, kane vetem nje alternative kthimi prapa, po ne do te ngjitemi me lart, sepse ne ngjitje meritojme. Ora e djathte eshte ora e historise, ora e se ardhmes”, u shpreh Berisha.

Megjithate, ne prag te zgjedhjeve parlamentare, kur po diskutohet ceshtja e pajisjes se qytetareve me leternjoftime elektronike, kreu i qeverise i beri nje ftese kreut te opozites me qellim inkurajimin e qytetareve.

“E ftoj kreun e PS-se, te bashkerendojme oren ne te cilen te marrim keto leternjoftime, ai nga gjendja civile e Pezes dhe une nga lagjja ime, te leshojme te njejtin apel per keto karta”, u shpreh Berisha.

Megjithese nuk iu pergjigj ne menyre direkte pyetjes se per cilin vendim te tij ishte penduar me shume ne keto 17 vjet, kryeministri Berisha pranoi se kishte gabuar, por, pavaresisht kesaj, qellimi ishte arritur.

”Nuk e nxjerr veten jashte teorise se gabimit dhe kam rishqyrtuar veprimtarine time. Keni para jush njeriun qe ne ‘90 kerkoi hyrjen e vendit ne NATO dhe tani eshte kryeminister i nje vendi ne NATO”, u shpreh Berisha.

Top Channel